Mali i Zi drejt vendosjes së gardhit me tela me Shqipërinë

Mali i Zi drejt vendosjes së gardhit me tela me Shqipërinë

Duke parë një rritje të numrit të migrantëve që kalojnë nëpër vend në një rrugë të re drejt Bashkimit Evropian, Mali i Zi po vlerëson ndërtimin e një gardhi me tela në kufirin e vet me Shqipërinë me synim për të penguar emigrantët, tha një zyrtar qeveritar të dielën.

Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut janë duke provuar shansin për të arritur vendet më të pasura evropiane, pasi kontrabandistët krijuan një rrugë të re në Ballkan që vinte nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për në Kroaci anëtare e BE.

Bosnja tashmë po përballet me mijëra emigrantë të cilët u bllokuan pasi një rruge përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë u mbyllën në 2016, kur Turqia ra dakord për të ndalur rrjedhën në këmbim të ndihmës së BE dhe koncesioneve të tjera.

"Në rastin e një fluksi më të madh të emigrantëve, ne mund të ngremë një gardh me tela në kufirin me Shqipërinë", tha për televizionin shtetëror Vojislav Dragovic, kreu i departamentit të Malit të Zi për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, cituar nga agjencia prestigjioze Reuters.

Ai tha se autoritetet shqiptare shpesh kishin refuzuar të pranonin emigrantët që u kthyen nga Mali i Zi nën marrëveshjen dypalëshe të ripranimit.

Shumë vende në rrugën e migrantëve kanë siguruar kufijtë e tyre me barriera fizike. Hungaria vendosi një gardh me tela në kufijtë e saj me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës në 2015, kur më shumë se një milion emigrantë shkuan në Evropë.

EMISIONET