Malcom e tradhëtojnë muskujt, "koloni" katalanase në infermjeri

Malcom e tradhëtojnë muskujt, "koloni" katalanase në

Barcelona vijon të vuaj në organikë por jo në rezultate. Katalanasit siguruan fazën e 1/16-ave të Kupës së Mbretit, por fitorja 4 me 1 ndaj Leonesa la pasoja. Malcom, sulmuesi brazilian i krahut ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë, teksa e la fushën e blertë duke çaluar.

Ai u përpoq të vazhdonte, por nuk ishte në gjendje ta bënte atë. Ernesto Valverde nuk mund ta zëvendësonte atë pasi i kishte kryer të tre ndryshimet. Megjithatë, gjendja e Malcom do të shqyrtohet në orët e ardhshme, e cila do të përcaktojë dhe shkallën e plotë të dëmtimit të tij.

21 vjeçari i bashkohet  një "kolonie" të vërtetë në infermjerinë katalanase, me Sergi Roberto, Samuel Umtiti, Luis Suarez, Arthur dhe Sergi Samper që janë në fazë rikuperimi.


EMISIONET