"Mal" mungesash për Kukësin, Cungu "arnon" ekipin anti-Kamza

"Mal" mungesash për Kukësin, Cungu "arnon" ekipin

Dëmtimet shqetësojnë teknikun Armando Cungu.  

Kukësi nuk e njeh fitoren në 3 takimet e fundit në kampionat dhe kundër Kamzës kërkohet kthesa. Megjithatë verilindorët nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi klubi nga periferia e kryeqytetit vjen me ndryshime në kampin teknik. Ernest Gjoka ka marrë frenat e ekipit ndërsa italiani Fabio Cordella ka marrë postin e drejtorit të përgjithshëm. Të dy ekipet do të kërkojnë fitoren dhe në Kamëz pritet një ndeshje e luftuar.

Cungu duket i pafat këtë sezon pasi dëmtimet e kanë kushtëzuar në çdo ndeshje. Përveç Besar Musollit që qëndron jashtë fushave prej 2 muajsh, shkodrani nuk do të ketë në dispozicion pas mesfshorin Vangjel Zguro, i cili ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë. Simon Rrumbullaku pas dëmtimit me Kastriotin vazhdon me fazën e rikuperimit dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë i gatshëm. Ndërkohë në dyshim janë dhe Ylli Shameti dhe mesfushori Shafik i cili ka pësuar një tërheqje muskolare dhe nuk është stërvitur me skuadrën këtë javë.

Kapiteni gjatë kësaj periudhe ka sakrifikuar duke luajtur si i dëmtuar por tani nuk kërkon të rrezikojë, pasi mund ta përkeqësojë më tepër gjurin. Sameti ka dëmtuar ligamentet dhe kundër Kamzës shanset më të mëdha janë që të jetë jashtë fushës. Lajmi i mirë i vetëm për Kukësin është se me skuadrën është bashkuar Arturo Reginaldo. Sulmuesi ishte i grumbulluar me kombëtaren e Mozambikut për kualifikueset e Kupës së Afrikës, ku shënoi edhe një gol.

Me kaq shumë mungesa Cungu është i paqartë për 11-en që do të hedhë në fushë.

EMISIONET