Makinat përplasen “kokë më kokë”, një i vdekur dhe dy të plagosur

Makinat përplasen “kokë më kokë”, një i

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Në vendin e quajtur "Gurorja e Kremenarit" janë përplasur automjeti tip "Benz" me automjetin tip furgon.

Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetiti “Benz”, ndërsa 2 pasagjerët në mjetin tip furgon janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Mësohet se  të plagosur kanë mbetur shtetasit Taulant hoxha 32 vjeç dhe Elisone Cane 38 vjeç të dy nga Tirana, ndersa viktime Sh.B, 58 vjeç, banues në Përmet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në vendin e ngjares kanë mbërritur edhe forcat zjarrëfikëse të Fierit, kjo sepse furgoni ka qenë i  mbushur me bombula gazi të vogla.

Foto Ilustruese

EMISIONET