Aksident tragjik në Fier: Makina bie në kanal, vdesin tre anëtarë të familjes

Aksident tragjik në Fier: Makina bie në kanal, vdesin tre

Dy kushërinj të parë dhe e fejuara franceze e njerit prej tyre u mbytën në një kanal pranë fshatit Varibop të Fierit, ku mjeti tip Suzuki me të cilin udhëtonin përfundoi pas doli nga rruga.

Viktimat u identifikuan nga policia e Fierit si Fisnik Murataj, 32 vjeç dhe Agustin Murataj, 30 vjeç të dy djem xhaxhallarësh me njëri -tjetrin. Ndërsa vajza, shtetase e huaj, identifikohet si Noza Ahamout 34 vjeçe, e fejuara e Fisnikut me të cilin jetonte në Greqi.

Ora News mësoi se ata po udhëtonin nga Fieri ku kishin marrë pjesë në dasmën e vëllait të 32 vjecarit Fisnik Murataj drejt fshatit Kutë të Mallakastrës, kur në fshatin Varibop, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanalin e ujrëva të larta.

Përplasja ka qenë e fortë duke u shkaktuar tronditje tre pasagjerve të mjetit, ndërsa pozicioni në të cilin ka mbetur mjeti i pamundësuar që të dalin, dhe sipas policisë së Fierit, janë mbytur në makinë.

Ngjarja u regjistrua gjatë natës, por u zbulua vetëm mëngjesin e kësaj të hënë nga banorët e fshatit që shtrihet përgjatë aksit Levan-Tepelenë

Për të nxjerë trupat e bllokuar u kërkua ndërhyrja e mjeteve të shërbimit zjarrfikës, ndërsa lajmi kishte mbërritur edhe tek familjarët, ndërsa përmasat e aksidentit tronditën edhe dëshmitarët e parë në vendngjarje.

Paraprakisht, burime pranë grupit hetimor thanë se shkak për aksidentin mund te jetë bërë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet si pistë as ndonjë tentativë e drejtuesit të mjetit Fisnik Murataj për të shmangur gropa në rrugë

Trupat e pajetë iu nënshtruan autopsisë dhe më pas iu kthen familjareëve, ndërsa policia e Fierit, në njoftimin për ngjarjen tragjike thotë se ende po punohet për përcaktimin e shkaqeve.


EMISIONET