Një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është plagosur në një aksident pranë urës së Gjolës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një qytetar rom nga Fushë Kruja, i cili kishte dalë për të mbledhur hekurishte.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri po udhëtonte nga Rinasi dhe ka tentuar të hyjë në një rrugë dytësore, por i ka prerë rrugën një makinë dhe është goditur.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/