Rruga Transballkanike burim aksidentesh, makina përplas këmbësoren

Rruga Transballkanike burim aksidentesh, makina përplas

Me 78 aksidente në 10 muajt e parë të vitit, rruga Transballkanike në Vlorë është një prej akseve më problematike në jo vetëm në Jug të vendit. Vetëm në 72 orët e fundit, u shënuan tri aksidente, ku pati edhe një viktimë. Shkaqet janë mungesa e sinjalistikës por edhe shkelja e rregullave të qarkullimit.

Një këmbësore mbeti e plagosur rëndë pasi u përplas mëngjesin e së hënës në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, gruaja ka përfunduar disa metra tutje në trotuar.

Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Vlorës nga bluzat e bardha thonë se është në gjendje të rëndë.

Policia ndaloi drejtuesen e mjetit për sqarimin e rrethanave.

Por ky është vetëm një tri aksidentet e shënuara në këtë aks në 72 orët e fundit, me pasojë një të vdekur e dy të plagosur.

Ndërsa që në nisje të vitit janë shënuar 23 aksidente me pasojë në njerëz dhe 55 me dëme materiale.

Mungesa e sinjalistikës dhe mbikalimeve janë shkak kryesor për aksidentet.

Por fajtore shpesh herë janë edhe këmbësoret apo drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, në një kohë kur lëvizja në këtë aks është shëtuar për shkak të devijimit të trafikut nga ndërtimi i bulevardit Vlorë-Skelë.

Për këto problematika, ky aks është më i monitoruari nga Policia Rrugore e Vlorës.

Transballkanik në Vlorë është është nën juridiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve si aks kombëtar


EMISIONET