Makina përplas karrocën me beben brenda në një aksident të çuditshëm!

Makina përplas karrocën me beben brenda në një aksident

Një shofer i pavëmendshëm përplasi një karrocë fëmijësh, duke hedhur foshnjën bashkë me karrocën disa metra më tej.

Kamerat e sigurisë filmuan momentin në perëndim të Londrës, ku shihet gruaja duke kaluar rrugën me foshnjën e saj në vija të bardha.

Rasti është regjistruar dje rreth orës 16:30 minuta.

Mjeti duket se ka kohë të mjaftueshme për t'u ndalur teksa afrohet drejt gruas dhe të voglit të saj, po vazhdon të ecë normalisht.

Çuditërisht, foshnja besohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa shihet duke lëvizur krahët pas rrëzimit të tmerrshëm.

Shoferi largohet pas një bisede të shkurtër me këmbësoren.

EMISIONET