Missile është një supermakinë që synon të shkruajë histori. E prodhuar nga Corbellatis, mund të arrijë një shpejtësi maksimale mbi 500 km/h.

Makina me motor 9.0 V8 dhe që prodhon 1.800 kuaj fuqi do të prezantohet në panairin e automjeteve në Gjenevë.

Panairi do të mbahet nga data 8 deri më 18 mars.

Supermakina është 4.67 metra e gjatë dhe 2.04 metra e gjerë dhe pothuajse çdo komponent është i përbërë nga fibra karboni.

/Ora News.tv/