Të paktën 11 vetë u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën kur një makinë u fut brenda një turme në një shesh publik në Kinën Qendrore. Shoferi më pas doli nga automjeti dhe ndoqi njerëzit me një lopatë dhe një thikë.

Incidenti ndodhi pak pas orës 7:30 të mëngjesit të së mërkurës në qytetin Hengyang në provincën Hunan. Në momentin e tragjedisë, në shesh po zhvillohej një aktivitet vallëzimi.

Videoja e publikuar nga mediat shtetërore kineze tregojnë një numër të madh njerëzish që ikin në panik pas sulmit.

Fotot e dëshmitarëve okularë tregojnë trupa të shumtë të shpërndarë në shesh të gjakosur.

Në këtë video shihen trupat e shtrirë në shesh. 

/Ora News.tv/