Makina godet shtyllën, Orikumi mbetet pa energji

Zona e Orikumit në Vlorë ka mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë një makinë e cila ka goditur një shtyllë elektrike.

"Gjatë mesnatës të ditës së sotme ndodhi një aksident, ku një autoveturë u përplas me shtyllën e tensionit të mesëm 10kV (fideri nr.3), fatmirësisht pa pasoja për jetën e dy personave brenda mjetit, por nga ana tjetër la pa energji elektrike qytetin e Orikumit", thuhet në njoftimin e OSHEE.

Brigada e punonjesve të OSHEE Vlore mori masa duke punuar naten dhe beri te mundur riparimin e demit dhe rikthimin e energjise elektrike rreth ores 02:00.

EMISIONET