Kamerat kanë kapur një moment kur një automjet aksidentohet me një elefant. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë malore në Tajlandë.

Punonjësi i pylltarisë Utai Bitdtakreu, 32 vjeç, po voziste përmes Nakhon Ratchasima Proivince, në veri-lindje të Bangkokut, kur kafsha e madhe doli papritmas përpara automjetit dhe përplasja ishte e pashmangshme.

Për fat të mirë, ndërsa kamioni ishte grimcuar plotësisht, elefanti, Z. Bitdtakreu dhe familja e tij e re shpëtuan nga incidenti me disa lëndime të lehta.

Z. Bitdtakreu po udhëtonte të dielën për në shtëpi me gruan dhe vajzën e tij në makinë kur ndodhi incidenti.

Video e tregon atë duke ngarë një kthesë të vogël në një pjesë të errët të rrugës malore kur elefanti doli papritur në rrugën e makinës.

Megjithëse drejtuesi shtypi frenat, përplasja me krijesën e madhe ishte e pashmangshme.

Në mënyrë të pabesueshme, elefanti mbijetoi, dhe Z. Bitdtakreu dhe familja e tij u tërhoqën nga mbeturinat e pa dëmtuara pas aksidentit në orën 19:30 në Parkun Kombëtar Khao Yai.


/Ora News.tv/