'Makbeth', tragjedia e Shekspirit vjen për herë të parë në Shqipëri

Tragjedia e kryeveprës botërore e Shekspirit 'Makbeth' ka ardhur sot (9 mars) për herë të parë në Teatrin Kombëtar nga regjisori Kled Kapexhiut. 

"Makbethi" është tragjedi e pasioneve të forta, me mesazhe të rëndësishme për kohën që jetojmë.

Publiku shqiptar ka parë shfaqjen nën interpretimin e aktorëve të njohur si Indrit Çobani, Lili Bitri, Arben Derhemi, Laert Vasili, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Suela Bako, Jaho Guma, Xhino Musollari, Adelina Muça, Niada Saliasi, Arjola Basho, Klodjana Keco, Egla Ceno, Serxhio Harizi.

Protagonistët ishin Luli Bitri dhe Indrit Çobani.  Skena shqiptare ka një traditë me dramaturgjinë e Shekspirit me "Otellon", "Hamletin", "Ëndrra e një nate vere", "Nata e dymbëdhjetë" e të tjera. Por ky produksion i "Makbethit" vjen si sfidë e një të riu që në kurrikulën e tij si regjisor ka vetëm një shfaqje teatrale.

EMISIONET