Majorka, merr flakë trageti me 470 pasagjerë

Majorka, merr flakë trageti me 470 pasagjerë

Të paktën 29 persona janë lënduar pasi një zjarr masiv ka shpërthyer në një target me pasagjerë duke e detyruar që të ankorohej në Majorka.

Trageti ishte nisur drejt Algjerisë nga qyteti francez i Marsejës, kur zjarri shpërtheu në mbajtësen e ngarkesës. Rreth 20 makina janë dëmtuar nga flakët. Ndërsa 29 persona e lënduar janë jashtë rrezikur për jetën.

Në bordin e anijes Algerie Ferries ndodhesin 470 pasagjerë dhe 137 anëtarë të ekuipazhit në moentin kur ra zjarri dhe u evakuan kur targeti mbërriti në Majorka.

Shumica e udhëtarëve besohet të jenë francezë dhe algjerianë. Flakët janë vënë nën kontroll nga zjarrfikëset.

EMISIONET