Reperi i njohur Majk pësoi para disa ditësh aksident me makinën e tij Porsche, por nuk pati asnjë lëndim fizik.

Duket se ai është i dashuruar pas shpejtësisë dhe makinave luksoze sportive. Me anë të një postimi në Instastory ka zbuluar ‘ëndrrën’ e tij pas këndimit.

“Çfarë do thoni nëse bëhem dizajner i makinave”, shkruajti ai.

Në fotografi shfaqet një makinë ku tregohet ana para dhe pas. Mbetet për tu parë nëse Majk do e ushtrojë së shpejti këtë hobi.

Kujtojmë se reperi ka thënë shpesh në intervista se dashuria e tij më e madhe është muzika.

/Ora News.tv/