Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon Ramën se përmes votimit të ligjit të ashtuquajtur ligjin e magjistraturës, synon "kapjen e drejtësisë për një periudhë afatgjatë"

Lulzim Basha: "Duam ti qëndrojmë besnik konsensusit të miratuar më 22-23 korrik. Të zhbëhen ligjet e miratuara pa votat e opozitës. Pa prerë lidhjen e qeverisë me krimin asnjë nga cështjet e tjera nuk mund dhe nuk do të marrë rrugë. Të rikthehemi tek konsensusi i korrikut të shpëtojmë reformën. Po kërkoj të kemi një shkollë magjistrature që të mos jetë e kapur politikisht dhe ti shërbejë misionit që ka për të trajnuar gjyqtarë e prokurorë me integritet"

Por PS përmes Ulsi Manjes deklaroi se nuk kishte kthim pas dhe Basha u shpreh: "E degjove Ulsiun, nuk do Ulsiu. Ulsiu është padyshim njeriu më i lumtur me këtë situatë. Ia doli që Arta Markun ta bëjë prokurore të përgjithshme. Nga Ulsiu  nuk pres veçse ngazëllim për faktin se kush ka një problem me prokurorinë shkon tek Ulsiu dhe kap Ulsiun por kjo përbën zero referencë."


Çfarë mendimi ka Basha për vetingun?

Basha: "Procesi po ecën ngadalë. Ka standarde të dyfishta. Prova që maxhoranca e ka kapur plotësisht procesin e vetingut."



vijon 

/Ora News.tv/