Magjia e Vunoit, South Outdoor Festival rikthehet në edicionin e dytë

Magjia e Vunoit, South Outdoor Festival rikthehet në edicionin e dytë

Në rrugicat e braktisura të Vunoit këtë fundprilli u kthye sërish jeta. I ndërtuar rrëzë malit Mjegullosh, për karshi detin dhe me një pamje që të mrekullon Vunoi i Himarës priti edicionin e dytë të South Outdoor Festival. Ata që e kishin zgjedhur si destinacion u njohën më trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore, ndërsa përjetuan emocione të shumë sporteve ekstreme. 

Banorë të Vunoit, Himarës e Dhërmiut e shfrytëzuan numrin e lartë të vizitorëve për të promovuar artin e tyre të kulinarisë. Vaji i ullirit, reçelërat dhe glikotë ishin ato që syri të ndeshte në cdo tyrezë panairi. Vriada Bollano iu rri mbi kokë prodhimeve të saj nga mbledhja e frutave nga pema dhe deri te detajet e ambalzhit ku siç thotë përdor në to ngjyrat e jets.

Erëzat e mbledhura nga malet e Himarës Kristaq Jorgji i ka vendosur në zarfa që kushdo që i merr me vete të mund të kujtoj aromën e jugut

Të dy besojnë te forca që festivalet kanë për të tërhequr vizitorë dhe apelojnë që të zhvillohen disa herë gjatë vitit

Jashtë kufijëve të Shqipërisë Vunoi krenohet me vajin e ullirit që banorët kujdesen që të plotësojë cdo standard.

Somelierja Dhurata Thanasi tregon sekretet për një vaj të mirë por nuk heziton të rrëfejë as problemet me të cilat ndeshen pronarët e fabirikave të ullirit.

Thonë së në Vuno Lord Bajroni u ndal për të parë nga afër arkitekturën e fshatit ku dominojnë shtëpitë dy katëshe te ndërtuara me gurë si dhe muralet e kishave. Thuajse të njetin tur ndërmorën edhe një grup të rinjesh të që vizituan fshatin, i cili aktualisht është kthyer në një kantier ndërtimi me synimin për tu shëndruar në një qendër historike dhe atraktive për syrin e të huajve.

 Nëse ngjitesh në Vuno, një vend ku hapat duhet të ndalojnë është Kisha e Shën Kollit, e cila edhe pse në harresë vijon të mbaj gjallë afresket e saj. 

Arkeologu Kriledjan Cipa tregon për Ora News pse duhet vizituar kjo zonë.

 Teksa eksploron në këmbë fshatin sytë të ndeshin shumë porta të mbyllura e shtëpiqe braktisja i ka kthyer në gërmadha ndërsa në kalldrëme tek-tuk has ndonjë turist. Gjyshe Agostina, një ndër pak banorët e mbetur, të kujton se tradita e mikpritjes nuk ka humbur as në këto vise dhe të drejton oborrit të shtëpisë së saj të vogël.

86-vjeçarja ka dëgjuar per festivalin dhe zhurmën që ka sjellë me vete por ajo ka të tjera halle. Thotë se fshati është braktisur dhe në shtëpitë që ende nuk janë shembur ka vetëm të moshuar, të cilët ashtu si ajo qëndrojnë me kokën nga dera në pritje të fëmijëve emigrantë.

Por as Vunoi i bukur nuk ka mund t`ju shpëtojë problemeve në shëndetësi. Gjyshe Agostina tregon se mungesën e mjekëve i detyron banorët e mbetur të fshatit t`i drejtohen Himarës

Të rinjtë e tjerë që nuk preferuan të ngjiteshin rrugicave të Malit Mjegullosh u panë të shijonin detin

 Kanoe dhe zhytje ishin disa nga sportet që u ndoqën me kureshtje

 Më guximtarët zgjodhën të provonin për pak çase ndjesinë e lirisë, atë të qënit në ajër, fluturimin me parashute.

 Lajmi për South Outdoor Festival kishte rënë edhe në veshin e të huajve të cilët erdhën posaçërisht nga Gjermania, Polonia dhe Maqedonia për të rrëmbyer cdo emocion të tijin

 Por Festivali pati edhe vëmendjen e ministrave shqiptarë të cilët i solli detyra për promovimin e potencialeve turistike të Vunoit. Blendi Klosi dhe Niko Pleshi prezantuan disa nga projektet që do të vitalizojnë fshatrat

Theksuan se nuk është bërë mjaftueshëm dhe se ende ka probleme.

Drejtuesi i Zyrës së koordinimit-GIZ në Shqipëri Hans-Jürgen u shpreh i surprizuar nga pjesëmarrja në edicionin e dytë te festivalit që Giz por edhe Birra Tirana synojnë ta kthejnë në në një traditë.

Mbrëmja i mblodhi të gjithë në kamp ku nuk mungoi muzika, ajo shqiptare që nisi me tingujt polifonik të Grupit të Himarës.

Koncerti u përmbyll me këngët energjike të tre muskëtjerëve të cilët ndezën atmosferën në Vuno.

Është e pamundur që fshati Vuno të të përcjellë pa të dhënë me vete kujtime mbreslënëse aq sa në cdo kilometër që largohesh i jep të drejtë shprehjes “Kush erdhi dhe pa Vunonë zemra aty mbeti” thonë.

EMISIONET