“Magji” tenorësh në kala

“Magji” tenorësh në kala

Një mbrëmje fantastike në një nga ambientet më të bukura të Elbasanit mbushi me tingujt e muzikës dhe zërin e mrekullueshëm të tenorit Kastriot Tusha muret mijëra vjeçare të kalasë. Në këtë natë të veçantë, tenorit ju dorëzua edhe çmimi “Qytetar Nderi” dhënë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit.

Kastriot Tusha, i lindur dhe rritur në Elbasan vjen në këtë qytet me një emocion më të veçantë, tashmë si Qytetar Nderi i këtij qyteti.

Në një mbrëmje mes dashamirësish dhe artistësh, tenori Tusha nisi natën europiane në muret mijëra vjeçare të kalasë së Elbasanit.

Në këtë natë të veçantë, tenorit ju dorëzua edhe çmimi “Qytetar Nderi” dhënë nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit.

Nata europiane e nisur në Elbasan pritet të udhëtojë në të gjithë Shqipërinë ndërsa, në një situatë jo fort të qetë politike organizatorët kërkojnë të bashkojnë njerëzit.

Në këtë mbrëmje nuk munguan as zërat e mrekullueshëm të Ulpiana Aliajt dhe të të madhit Mehdi Zena, të cilët magjepsën të pranishmit.



EMISIONET