"Mafiet italiane mund të kushtëzojnë zgjedhjet" alarmi i ministrit të Brendshëm italian

"Mafiet italiane mund të kushtëzojnë zgjedhjet" alarmi

Mafia italiane mund të kushtëzoj zgjedhjet politike të 4 marsit në Itali", ky është alarmi i lëshuar sot nga Ministri i brendshëm Marco Minniti gjatë prezantimit të Raportit vjetor të Komisionit parlamentar Antimafia.

"Jemi në fushatë të plotë zgjedhore e ka një rrezik konkret që mafia italiane mund të kushtëzoj votën e lirë të italianëve, nuk ka rrezik më të madh që i bëhet demokracisë, lirisë së votës se sa heshtja Ka mjaft heshtje në këtë fushatë zgjedhore mbi këtë temë. Mafiet janë të afta të kushtëzojnë institucione e politikën e ndaj këtyre çështjeve nuk duhet të heshtim kurrë", deklaroi numri 1 i Ministrisë së Brendshme Italiane.

"Disa kandidatura janë thjeshtë sinjale që i jepen dikujt për të fituar vota, u shpreh kryetarja e Komisonit Antimafia Rosy Bindi. Mospjesëmarrja në votime është dhurata e parë që i bëjmë mafies:"

Vetëm pak ditë nga votimet e 4 marsit dhe fushata zgjedhore në Itali bëhet cdo ditë më e komplikuar.

Rrezikut të sulmeve kibernetike në inlfuencën e votës së italianëve i shtohet gjatë orëve të fundit dhe alarmi nga influenca mafioze , pa harruar dhe rastet e dhunshme me tone fashiste e raciste të regjistruara anekënd vendit.

EMISIONET