Deputetët socialistë janë përfshirë për mafien e barnave në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po shpjegonte përfitimet nga aderimi i Shqipërisë në konventën për përpunimin e farmakopesë evropiane, deputeti Spartak Braho shfaqi shqetësim për mafien e barnave.

Braho: Keni dëgjuar ju që në Botë ekziston mafia e barnave?! Shqipëri ka qenë pre, jo barna nga India, Turqia...ka prodhime të veçanta për Shqipërinë dhe njerëzit nuk ankohen kot për cilësinë e barnave.

Në diskutim u përfshi edhe deputeti Tom Doshi.

Doshi: Gjithë analizat që bëhen në Shqipëri, si tek prodhimi vendas si tek laboratori i barnave punojnë me të njëjtin standard. Këtu del sikur nuk bëhen analiza.

Manastirliu iu shmang pyetjes së deputeti Braho, por iu përgjigj interesit të mediave në përfundim të diskutimit në komision.

Manastirliu: Unë nuk jam prokurore për të hetuar mbi ato çfarë kushdo mund të thotë. Faktet çohen në Prokurori. 

Ministrja shpjegoi se aderimi i Shqipërisë në konventën për përpunimin e farmakopesë evropiane do të sjellë rritje të standardeve të barnave.

/Ora News.tv/