Madonna publikon një foto të rrallë të gjashtë fëmijëve të saj

Madonna ka publikuar një fotografi të rrallë të gjashtë fëmijëve të saj duke festuar Ditën e Falenderimeve në Malawi.

"Ajo për të cilën jam më mirënjohëse. Fëmijët e mi më kanë udhëhequr në rrugë dhe më kanë hapur dyer nëpër të cilat nuk kisha menduar kurrë se do kaloja,"-shkruan ikona e popit. "Fama, pasuria dhe klikimet kurrë nuk mund të barazohen me atë që unë ruaj si thesar dhe vlerësoj më shumë."

Vajza e madhe e Madonnës, Lourdes, 22 vjeç, nga marrëdhënia e saj me balerinin Carlos Leon, ishte veshur më një fustan të kuq.

Pranë saj qëndronte Rocco, 18-vjeç, që erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me regjisorin Guy Ritchie.

Në vitin 2006, Madonna adoptoi David Banda, tani 13 vjeç, në Malavi. Në atë kohë ai po luftonte me pneumoninë dhe malarian.

Në fotografi shfaqet në krah të Lourdes.

Vajza e adoptuar Mercy James qëndron pranë Rocco. 

Vitin e kaluar Madonna adoptoi binjaket Estere dhe Stella Mwale, që rrinë pranë vëllezërve e motrave.

EMISIONET