Presidenti francez Emmanuel Macron i bën thirrje qytetarëve maqedonas të japin votën pro marrëveshjes së Prespës në referendumin e 30 shtatorit, ku kërkohet miratimi i emrit Maqedonia e Veriut.

Në një videomesazh të posaçëm, ai thotë se marrëveshja me Greqinë siguron një të ardhme më të mirë për vendin dhe se beson se qytetarët maqedonas janë të gatshëm për të ecur përpara. 

Presidenti francez thekson se kjo marrëveshje është rezultat i guximit të liderëve të dy vendeve si atij të Greqisë dhe të Maqedonisë.

Krerët e Bashkimit Evropian e kanë konsideruar vendimtar rezultatin që do të vijë nga vota mbarëpopullore. 

Madje nëse do të ketë rezultat pozitiv maqedonia do të nisë procesin e anëtarësimit në NATO si dhe do të sigurojë hapa të shpejtë për integrimin në unionun evropian.

Pavarësisht se në të dy vendet janë zhvilluar protesta kundër emrit maqedonia e veriut, duket se miratimi ka marrë mbështetjen e shumicës të partive politike por dhe të elektoratit. 

/Ora News.tv/