Macron ndryshoi vetëm një dyshek në Elize, shpenzimet private i paguan nga xhepi

Macron ndryshoi vetëm një dyshek në Elize, shpenzimet private i

Çifti presidencial francez paguan pothuajse të gjitha shpenzimet personale nga xhepat e tyre. Buxheti i zonjës së parë mbetet i vështirë të përcaktohet konkretisht.

Për një kohë të gjatë, ishin tatimpaguesit francezë që paguanin shpenzimet, ndërsa tani kohët kanë ndryshuar.

Çifti presidencial francez i paguan të gjitha shpenzimet personale nga hoteli në rast të pushimeve private e deri tek pasta e dhëmbëve.

Të dhënat zbulohen nga "Le Parisien", duke theksuar se Brigitte dhe Emmanuel Macron janë shumë të kujdesshëm në shpenzimin e parave të taksapaguesve vetëm për qëllime zyrtare.

Me ardhjen e tyre në krye të "Elizesë", nuk kanë ndryshuar asgjë në dekor, përveç një dysheku. Kur udhëtojnë privatisht, çifti paguan për dhomat e hoteleve, por jo kostot e sigurisë për shkak të funksionit presidencial.

Nëse përdorin një avion shtetëror ose helikopter për një fluturim privat, dërgojnë një çek në Ministrinë e Mbrojtjes për një shumë të barabartë me një fluturim komercial. "Rreth 170 euro, si një biletë Air France", thotë një ekspert për "Le Parisien", duke vënë në dukje se një orë fluturimi i Falcon megjithatë kushton midis 5 dhe 6 mijë euro për një orë.

Në krah të pallatit Elize ndodhet edhe një hapësirë për zonjën e parë, me katër persona në shërbim të bashkëshortes së Presidentit, një më pak se në periudhën e zonjës së Francois Hollande, Vale'rie Trierweiler ose gjysma e stafit të Carla Bruni-Sarkozy.

Që nga gushti i kaluar, një kartë transparence e porositur nga presidenti ka përcaktuar rolin e gruas duke specifikuar se ajo nuk ka as pagë as buxhet personal.

Brigitte Macron ende i kushton shtetit 440 mijë euro, 42 mijë më pak se Valerie.

Veshjet e saj, të cilat përdoren për qëllime zyrtare, janë huazuar nga disa dizajnerë, duke përfshirë Nicolas Ghesquiere, i preferuar i shtëpisë së modës "Louis Vuitton". Pjesa tjetër e veshjeve është në kurriz të zonjës.

Për banesat private të Elysee, ku jetojnë çifti, "nuk ka qira, sepse është domosdoshmëri absolute e shërbimit", zbulon Presidenca.

Presidenti Macron paguan vet të gjitha shpenzimet e jetesës. Presidenti gjithashtu paguan një taksë strehimi.

Kur udhëton privatisht, çifti presidencial paguan gjithashtu për dhomën e hotelit, por jo për shpenzimet e sigurisë që lidhen me funksionin. Kur ata festuan Krishtlindjet me familjen e tyre në një hotel me katër yje "Chambord", ata paguan vetë faturat.

EMISIONET