Presidenti francez Emmanuel Macron dhe personalitete të tjera marrin pjesë në ceremonitë në Paris, duke nderuar viktimat e sulmeve terroriste islamike në qytet dy vjet më parë.

Ishte një bombardim vetëvrasës dhe shpërthime masive që vranë 130 vetë dhe plagosën qindra të tjerë. Ceremonia e parë ishte në ‘Stade de France’, aty ku shpërthyen tre bomba vetëvrasëse gjatë ndeshjes Francë - Gjermani.

Ish-presidenti Francois Hollande, po shoqëron z. Macron. Emrat e të vrarëve janë lexuar në restorantet ku u vranë në 13 nwntorin e vitit 2015.

Ceremonitë do të përfundojnë në klubin e natës Bataclan, aty ku shumica e viktimave vdiqën. Në Bataclan, tre persona të armatosur me rripa vetëvrasës shpërthyes morën peng dhe vranë 90 vetë.


/Oranews.tv/



/Ora News.tv/