Presidenti francez Emanuel Makro mendon se Europa tanimë ka nevojë për një ushtri të përbashkët për të ndalur aktet e agresionit të huaj.

Kreu i Elizesë tha të hënën për radion "Europa 1" se tërheqja e fundit e SHBA-ve nga një traktat për armët bërthamore me Rusinë e bën edhe më të domosdoshme gjetjen e mundësive për të mbrojtur kontinentin e vjetër.

Macron: "Pa pasur një ushtri të vërtetë europiane, nuk kemi s'i t'i mbrojmë qytetarët europianë. Duhet të mbrohemi nga Kina, Rusia, madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur shoh presidentin Trump që deklaron pushimin e një traktati të rëndësishëm të viteve 1980 për çarmatimin bërthamor, parashikoj që Europa dhe siguria e saj do të jenë viktima e radhës."

Vitin e kaluar, BE-ja krijoi një fond miliarda-dollarësh për ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe për ta bërë kontinentin më të pavarur nga ana strategjike. Presidenti Makro tha se paqja dhe mirëqënia që Europa ka përjetuar këto 70 vitet e fundit janë një moment i papërsëritshëm në historinë e kontinentit, i cili asnjëherë nuk i është ndarë luftërave e turbullirave kaq gjatë.

Deklaratat e kreut të Elizesë vijnë disa ditë përpara se vendi i tij do të presë dhjetëra liderë të botës për të kujtuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ceremoni e së cilës do të mbahet të dielën.

/Ora News.tv/