Macja me kancer "gjen zgjidhje" tek vaji i kanabisit

Një mace, e cila pothuajse humbi "9 jetët e saj" pasi u prek nga kanceri po rikuperohet përsëri për shkak të përdorimit të vajit të kanabisit.

"Ginge" ishte afër ngordhjes, kur në njërën prej këmbëve të saj u zhvillua një tumor i madh.

Pronari Jacek Matusiak, 35 vjeç, nga Burton, tha: "Vendosja e tij për të fjetur përgjithmonë ishte e afërt. Ai kishte dy goditje, një mëlçi të zgjeruar, humbje të konsiderueshme në peshë dhe rritjen e tumorit në pjesën e përparme të dorës".

Pavarësisht nga antibiotikët dhe steroidet e përshkruara nga veterineri i tij, asgjë nuk dukej se funksiononte, derisa z. Matusiak filloi të ushqejë macen me vaj kanabisi, pasi lexoi se si një pacient që vuante nga kanceri përdori këtë vaj për të kapërcyer sëmundjen e rëndë.

Brenda vetëm dy ditëve të vendosjes së pesë pikave të vajit në ushqimin e Ginge, tumori i maces u zvogëlua me shpejtësi, ndërsa ajo filloi të shtonte peshë, duke rifituar ekuilibrin dhe duke iu rikthyer zëri.

Z. Matusiak, i cili flet për të rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e vajit të kanabisit, tha: "Gjithçka tjetër nuk funksionoi, por ne besojmë se ishte vaji që ne i dhamë, ai që e ndihmoi".

Ginge u dha shtesë cannabidiol ushqyese (CBD), e cila rrjedh nga kanabis dhe është e ligjshme në Britani të Madhe. Ajo nuk përmban asnjë THC, që është komponenti psikoaktiv i marihuanës.

EMISIONET