Macja e egër sulmon shoferin e kamionit dhe e 'braktis'

Një burrë po relaksohej në mbrëmjen e së shtunës kur u sulmua nga një mace e egës që e gjakosi dhe e la me shenja.

Shoferi i kamionit, Adam Whitehouse nga Queensland tregoi se po rrinte me macokun e tij 9 muajsh Billy kur u shfaq monstra.

Në një intervistë për Sunshine Coast Daily , Whitehourse e përshkroi kafshën në madhësinë e një qeni të zi me qime të ndritshme. Sulmi ndodhi pasi pronari po përpiqej të mbronte macokun e tij.

“Ishte macja më e madhe që kisha parë ndonjëherë. Më kapi në pjesën e pasme të muskujve në këmbë dhe nuk largohej. Unë i kapa bishtin për ta bërë që të shkëputej nga këmba ime, por filloi të më kafshonte krahët”, tha ai.

Nipi u përpoq që ta shpëtonte por kafsha e egër nuk ndalej. Pas sulmit ku la gjurmët e saj, macja u largua.

EMISIONET