Machester United “shënjestron” mbrojtësin e Barcelonës

Machester United “shënjestron” mbrojtësin e

Manchester United me sytë nga merkatoja. Sipas mediave angleze “djajtë e kuq” kanë shënjestruar mbrojtësin e Barcelonës Samuel Umtiti.

Francezi shihet si profili i duhur për të përforcuar mbrojtjen për vitin e ardhshëm.

Drejtuesit janë gati ta shesin mbrojtësin për një shifër jo më pak se 70 milionë euro. Ky operacion do t’u hapte rrugë për të blerë Matthjis de Ligt.

Qendërmbrojtesi i Ajaksit kërkohet prej kohësh nga spanjollët si zëvendësuesi ideal për Gerard Pique.

Në sezonin aktual Umtiti ka luajtur vetëm 10 ndeshje si titullar dhe dëshira për tu aktivizuar më shumë mund ta shtyjë të largohet nga Spanja.

Umtiti u bashkua me katalanasit në 2016 nga Lyon dhe ka një kontratë që i skadon në 2023 me klauzolë 500 milionë euro.

EMISIONET