Lushnje, i moshuari bie nga biçikleta dhe mbytet në kanalin me ujë

Lushnje, i moshuari bie nga biçikleta dhe mbytet në kanalin me

Trupi i pajetë i një 71 vjeçari është gjetur mbrëmjen e djeshme në një kanal me ujë në Lushnje.

Policia bën me dije se "rreth orës 23:40, në fshatin Halilaj, është gjetur nga familjarët në kanalin me ujë shtetasi T.B".

Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se i moshuari të ketë rënë nga biçikleta dhe është mbytur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET