Jeta e përditshme e një nëne nga kujdesja për familjen, punët e shtëpisë dhe karrierën ka qënë në objektivin e aparatit të fëmijëve të grupmoshës 9-13 vjeç. 

20 foto të përzgjedhura nga 250 të tilla janë pjesë e ekspozitës me emrin "Lumturia e saj" e cila synon të ndërgjegjësojë brezin e ri mbi fenomenin shqetësues të dhunës ndaj grave.

Gerta Hagen, Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës: Ekspozita "Lumturia e saj" vjen si një fushatë ndërgjegjësimi për të gjeneruar një debat më të gjerë publik mbi rolin e gruas dhe nënës dhe pabarazitë gjinore që hasin gratë në Shqipëri. 

Por çfarë ka shërbyer si indicie për këtë projekt?

Gerta Hagen, Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës: Ne punojmë në materintetet në Tiranë, duke punuar ngushtësisht me nënën dhe duke parë pllakosjen e dhunës ndaj gruas në Shqipëri, sidomos gjatë viteve të fundit. Ne donim të ndërgjegjësonim, t'i jepnin një mesazh publikut shqiptar që gratë dhe nënat shqiptarë bëjnë shumë. Ato janë shumë më shumë se çfarë shikojmë dhe shumë më shumë sesa ne e vlerësojmë. 

Ekspozita e lançuar nga Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës dhe e kuruar nga fotografja  gjermane Jutta Benzenberg do të mirëpresë qytetarët deri më datën 6 qershor në lulishten "Vëllezërit Frashëri".

 

/Ora News.tv/