Nuk kanë fund dhimbjet e kokës për Zinedine Zidane. Sikur të mos mjaftonte starti aspak i mirë i kampionatit spanjoll, trajneri i Realit të Madridit po vuan edhe dëmtimet e shumta.

Pas Marco Asensio, Brahim Diaz, Isco, James Rodriguez, Rodrygo dhe Eden Hazard, një tjetër emër i rëndësishëm do i mungojë klubit "Los Blancos". Bëhet fjalë për Luka Modric, me fituesin e "Topit të Artë" për vitin 2018, i cili është kthyer i dëmtuar nga ndeshjet e kombëtareve.

“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Luka Modric nga departamenti mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor të aduktorit në këmbën e djathtë. Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”,-thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.

Modric ishte në fushë në barazimin 1-1 ndaj Azerbajxhanit, ku ishte edhe autori i golit të vetëm. Ky dëmtim besohet se do ta lë jashtë për takimin e fundjavës kundër Levantes, teksa në klubin madrilen shpresojmë që të jetë i gatshëm për duelin e parë në UEFA Champions League nda Paris Saint Germain.