"Lumë " droge në Maltë, kapen 91.25 kg kokainë në tre kontejnerë, dy me destinacion Durrësin

Kapet një tjetër ngarkesë kokaine në portin e Maltës me destinacion Shqipërinë.

Departamenti i doganës njofton se janë konfiskuar të dielën e 14 prillit,  91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

"Droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë pako dhe nëse do të hidhej në treg, sasi e kokainës do të kapte vlerën e rreth 10.3 milion euro" thuhet në njoftimin për shtyp të këtij departamenti.

Kokaina e gjetur të dielën pason atë të 9 prillit, ku u kapën 24 kg kokainë.

Departamenti tha se "herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë, i cili vuri në dukje narkotikët e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Një kërkim fizike konfirmoi dyshimin".

Operacioni ka zgjatur 19 orë dhe ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës (15 prill)

Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

"Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro, ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro. Kontenieri i parë dhe kontenieri i tretë ishin tranzit në Maltë, dhe po vinin  nga Amerika e Jugut drejt Durrësit, në Shqipëri, ndërkohë që kontenieri i dytë, edhe ky i nisur nga Amerika e jugut kishte destinacion Selanikun në Greqi." thuhet në njoftimin e Departamentit te doganes në Maltë.

Gjatë këtij viti në doganat e Maltës janë sekuestruar 606.45 kg kokainë me një vlerë prej 68.2 milionë euro.

Sakaq nga policia vijojnë hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në trafikim.


(Ne foto: Kokaina e sekuestruar ne kontenieret qe u kontrolluan ne Free port Malte)




(Ne foto: Kokaina e sekuestruar ne kontenieret qe u kontrolluan ne Free port Malte)


Ketu eshte linku i njoftimit te doganes malteze per sekuestrimin e kokaines   


EMISIONET