Lulet jo vetëm dekorative, mund të hahen

Lulet jo vetëm dekorative, mund të hahen

Dekorative, por jo vetëm! Lulet janë të afta të nxjerrin në pah aroma dhe shije që ia vlejnë për t’u provuar.

Varietet e luleve të ngrënshme janë të shumta dhe prodhimi i tyre sa vjen e shtohet.

Duhet të kultivohen me metoda biologjike, pa produkte kimike, ndryshe nga lulet e tjera. Kultivimi bio përveç të tjerave e shton aromën dhe shijen e këtyre luleve.

Ja disa prej luleve dekorative që dhe mund të hahen:

Lule kumaku

Pak pikant dhe me shije acide

Trëndafili

U jep recetave shije dhe aromë delikate. Përdoret rëndom dhe për pije të ndryshme.

Gjineshtra 

Ka shije të ëmbël si mjaltë, kryesisht përdoret për dekor dhe shije në ëmbëlsira.

Karafili

Ka shije të ëmbël dhe me aromë erëze të lehtë

Margaritat dhe krizantemat

Japin ndjesinë  e freskisë tek ushqimet, si të një lëndine.

Kamomili

Është një lule e ëmbël dhe delikate

Lule shtogu

Përdoret për dekorim dhe mund të hahet në sallata ose antipasta.

Lulja e barbarosës

Shtohet si dekor në gliko dhe reçelëra dhe mund të hahet.

Lule borziloku 

Është një dekor ideal për sallata dhe supa./ATA/

EMISIONET