Pas operacionit "Lulet e pranverës" ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postim në Facebook tha se operacioni është një goditje e rëndësishme e krimit të organizuar. 

Ndërsa theksoi se kjo është një provë e qartë e  vullnetit dhe e kapaciteteve të Italisë dhe Shqipërisë për çmontimin e organizimit të krimit.

Postimi i plotë

Një tjetër goditje e rëndësishme për krimin e organizuar ndërmjet Shqipërisë e Italisë. 

Finalizimi i operacionit të përbashkët mes policive të të dy vendeve, një provë tjetër e qartë e vullnetit dhe e kapaciteteve për çmontimin e krimit të organizuar. Operacioni vazhdon...

/Ora News.tv/