Lule kudo ku gjendet busti i Ismail Qemalit

Aktivistët e shoqërisë civile Brisida Gjikondi dhe Erjon Kristo kanë qenë të parët që kanë përkujtuar babain e kombit në 100 vjetorin e vdekjes, duke vendosur një kurorë me lule te shtatorja e Ismail Qemalit që ndodhet në lulishten pranë pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Sikundër shihet në foto, para bustit është vendosur një tapet i kuq dhe flamujt kuqezi, që me sa duket i paraprijnë dhe një ceremonie zyrtare.

Sakaq në rrjetet sociale aktivistë të njohur kanë bërë edhe lajmërimin, ku ftojnë çdokënd që të marrë pjesë.

Siç thuhet në njoftim aktiviteti do të konsistojë me vendosjen e luleve kudo ku gjendet busti i tij.

“Ditën e enjte datë 24 janar është 100 vjetori i vdekjes së Atit të kombit tonë: Ismail Vlora. Gjatë gjithë ditës do të vendosim lule, kudo, kudo ku gjendet busti i tij. Në orën 12 të mblidhemi te monumenti i tij përpara Rognerit”, thuhet në njoftim.

EMISIONET