Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri ka disa muaj që është shtatzënë dhe po shijon dashurinë e saj me milionerin maqedon Serjozha Markov.

Ajo është në pritje të një djali që do vijë në jetë në verë, ndërsa po përgatitet për të hyrë në shtëpinë e re.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se detajet janë tepër të shndritshme, të shtrenjta dhe luksoze.

Në pjesën qëndrore të shtëpisë së tyre, duket se Adelina ka zgjedhur të mbajë fotografinë e madhe të saj dhe partnerit.

Para disa kohësh, në një intervistë rrëfeu se mendon që të bëjë dasmën e madhe pasi të sjellë në jetë djalin. Edhe pse kishte planifikuar ta bënte në muajt e parë të shtatzënisë, disa komplikacione e detyruan që të hiqte dorë nga kjo ide.

/Ora News.tv/