Luka Modriç mposht Ronaldon dhe Salah, shpallet lojtari më i mirë i vitit

Pas marrjes së cmimit lojtari më i mirë nga UEFA, Luka Modriç ka "rrëmbyer" një tjetër trofe personal, duke mposhtur në garë ish-shokun e tij, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Mesfushori kroat është shpallur nga FIFA, futbollisti më i mirë i vitit.

Në një prononcim pas marrjes së trofeut, Modriç u shpreh:

"Është një nder i madh dhe ndjenjë e bukur për të qëndruar këtu me këtë trofe. Do doja të përgëzoj Mohamed dhe Cristianon për sezonin e madh që kishin. Unë jam i sigurt se në të ardhmen do të kenë një mundësi tjetër për të luftuar për këtë. Ky trofe nuk është vetëm i imi . Është për ekipin tim të Real Madridit, ekipin kombëtar të Kroacisë dhe të gjithë trajnerët e mi. Kjo është edhe për familjen time, pa të cilën nuk do të isha lojtari që jam."


EMISIONET