Luka Modric: Kur luan kundër Anglisë është gjithmonë diçka e veçantë

Luka Modric: Kur luan kundër Anglisë është gjithmonë

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriç ka thënë se po shijon mundësinë e përballjes me Anglinë për një vend në finalen e Kupës së Botës. Megjithatë, Modric e pranoi se Anglia mund të ketë një avantazh në ndeshjen e së mërkurës mbrëma në stadiumin "Luzhniki".

"Kur luan kundër Anglisë është gjithmonë diçka e veçantë. Ata janë një skuadër e madhe. Kanë bërë një turne të madh deri tani, si ne. Ata vuajnë më pak, por treguan ndaj Suedisë cilësinë e madhe që kanë dhe ne presim një ndeshje të vështirë, por ne do të jemi gati".-deklaroi Modric.


EMISIONET