Luka Milivojeviç: Unë nuk pashë kontakt ndaj Mohamed Salah, sistemi VAR ...

Luka Milivojeviç: Unë nuk pashë kontakt ndaj Mohamed Salah,

Mesfushori i Crystal Palace, Luka Milivojeviç, ka insistuar se nuk ka parë asnjë kontakt mes Mamadou Sakho dhe Mohamed Salah në momentin që sulmuesi egjiptian u rrëzua në zonë dhe gjyqtari Michael Oliver akordoi penallti në favor të Liverpoolit.

Milivojeviç zbuloi se ai i tha Salah të pohonte se nuk kishte kontrakt, një gjë e cila nuk ndodhi kurrë.

"Unë nuk dua sistemin "VAR" në Premier League pasi sipas mendimit tim, ju keni gjyqtarët më të mirë në botë. Ky është mendimi im dhe unë nuk mendoj se VAR-i do të ndihmojë. Ata janë qenie njerëzore dhe ndonjëherë bëjnë gabime. Mendoj se ai (arbitri) ka bërë gjënë e duhur, si lojtarë, ne duhet ta respektojmë arbitrin, ne nuk jemi një ekip që do të qajë për atë vendim, ne vazhdojmë !",-u tha gazetarëve Milivojeviç.

"Sipas mendimit tim penalltia nuk ishte një vendim i drejtë. Gjatë lojës isha i këtij mendimi, gjithashtu dhe pas lojës, kur pashë imazhin. Mama u përpoq të prekte topin, ai nuk e prek topin dhe sipas mendimit tim, ai nuk prekte Salah, ai u rrëzua dhe për gjyqtarin ishte një kontakt. Nuk e pashë kontaktin në Salah, për mua, ishte e qartë, nuk ishte penallti.

"Ky është mendimi im, arbitri ka mendimin e tij, ky është një nga gjyqtarët më të mirë në vend, ata janë qenie njerëzore.Nga këndvështrimi im nuk ishte, nga pikëpamja e tij... Nuk është gabimi i parë në futboll, ne ishim të zemëruar në minutat e para, por në futboll nuk keni kohë për të qarë, ne vazhduam, provuam në pjesën e dytë, patëm disa shanse të mira. Kemi humbur, por ne duhet të të jemi krenar.

"Unë i thashë Salah t'i thoshte arbitrit se nuk ishte penallti, por ai tha se ishte. Nga këndvështrimi i tij duhej të jepej edhe karton. Nuk dua të flas shumë për atë situatë. Siç thashë nga këndvështrimi nuk ishte dhe nga pikëpamja e arbitrit ishte dhe kjo është e gjitha."-përfundoi mesfushori serb. Crystal Palace

Kur kanë kaluar dy javë kampionat, Crystal Palace ka grumbulluar 3 pikë, duke u gjendur kështu në vendin e 10 të Premier League.

EMISIONET