Flamengo e ka seriozisht për mbrojtësin e Atletico Madridit, Filipe Luis.

Braziliani i krahut të majtë do të largohet nga "Wanda Metropolitano" këtë verë, pasi i përfundon kontrata. E në të tilla kushte, largimi i 33 vjeçarit është i pashmangshë, duke ngjallur interesin e shumë skuadrave. Barcelona është kandidate potenciale për të marrë firmën e ish-lojtarit të Chelsea, por në garë janë futur edhe brazilianët e Flamengo.

Madje, sipas "Radio da Globo", braziliani do të pranojë kontratën trevjeçare për 180,000 euro në muaj, me kusht që ai të jetë i lirë nëse Barcelona kërkon shërbimet e tij. Nuk dihet ende zgjedhja e Luis, por sipas të gjitha gjasave, braziliani do të vesh fanellën e Flamengo.

/Ora News.tv/