“Terroristi” rus kapet në Tiranë, hyri si emigrant i paligjshëm nga Greqia

“Terroristi” rus kapet në Tiranë, hyri si emigrant i

Një 34-vjeçar nga Rusia, pjesë e ISIS që prej vitit 2013, është arrestuar në Tiranë nga Drejtoria e Antiterrorit në policinë e shtetit. Shtetasi rus kishte mbërritur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska. Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku iu bashkua grupit terrorist duke qenë aktiv në luftimet kundër forcave qeveritare në Siri.

Rasul Mislaev, një 34-vjeçar me kombësi ruse i shpallur në kërkim si anëtar i grupit terrorist ISIS është arrestuar në Tiranë.

Ndalimi i tij është kryer mbrëmjen e të enjtes në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm në Karreç të Vorës, nga drejtoria e Antiterrorit e policisë së shtetit.

Mislaev është pjesë e grupit terrorist ISIS, që nga viti 2013, kur është larguar nga Rusia për në Siri. Ai është i është bashkuar grupit, duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Rusi i arrestuar tashmë kishte hyrë në Shqipëri si emigrant i paligjshëm nga Greqia para 1 viti. Ai ishte  ndaluar në doganën e Kakavijës, për kalim të paligjshëm kufiri.

Që në momentin që është ndaluar është mbajtur në qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm. Pas arrestimit burimet bëjnë të ditur kanë nisur hetimet për të mësuar rreth mbërritjes së tij në Shqipëri, apo lidhjet që mund të ketë kishte.

Gjatë kohës që mbahej në qendrën e emigrantëve të paligjshëm kanë nisur hetimet për identifikimin e tij apo lidhjet që mund të kishte me ndonjë grup pasi dyshimet për terrorizëm ekzistonin që në atë moment.

Gjithashtu mësohet se gjatë kohës në qendrën e emigrantëve, punonjësit e sigurisë kanë gjetur rrjetën dhe kangjellat e dritares së tij të prera, dhe prej asaj dite ruhej me truprojë, pasi kishte dyshime se mund të rrëmbehej nga terroristët ose të vritej pasi konsiderohej si kryesor në luftën e ISIS.

Mislaev tashmë do të gjykohet nga gjykata e krimeve të rënda për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”.



EMISIONET