Janë mbyllur dhe dy takimet që plotësojnë javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Ka rezultuar spektakolare pjesa e parë në "Niko Dovana" aty ku Teuta priste Luftëtarin. Dy golave të Vasil Shkurtaj, ju përgjigjen Ardit Hila me penallti dhe Xhonathan Lajthia, duke i dërguar në barazim 2 me 2 skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve.  

Por golat nuk kishin shteruar, pasi në minutën e 66-të Luftëtari kaloi në avantazh pas një devijimi të çuditshëm drejt portës së Kastratit të një nga mbrojtësve të bregdetarëve. Përfundimisht 3 me 2, dhe Luftëtari i jep fund etheve të mbijetesës, pasi gjendet në vendin e 7-të në kuotën e 26 pikëve, 9-t nga Teuta që përkohësisht ndodhet në një nga dy vendet që të dërgon një kategori më poshtë.

Vetëm barazim 0-0 në takimin tjetër, atë mes Partizanit e Laçit.

/Ora News.tv/