Kanë përfunduar 3 takimet e programuara për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.
Laçi ka shënuar fitoren e dytë radhazi, me kurbinasit që mposhtën 3-1 Lushnjën. Bardhezijtë e nisën në malore takimin, ku pas 27 minutash lojë e panë veten në disavantazh të një goli. Ishte Bruno Pepa që kaloj lagunorët në avantazh, por reagimi i miqve nuk vonoj. 6 minuta më vonë ishte Myrto Uzuni që barazoj shifrat ndërsa në minutën e 58 ishte përsëri mesfushori 22 vjeçar që kaloj në avantazh Laçin. Goli i Harallamb Qaqi në minutën e 68-të vendosi në kasafortë fitoren e kurbinasve.

Një 3-pikësh mjaft i rëndësishëm për kurbinasit që e shikojnë veten në vendin e 3-të, një vend që të dërgon në fazat kualifikuese të Europa League, Ndërsa Lushnja duket se është dorëzuar për luftën për mbjetesë.

Fitore me përmbysje arriti dhe Luftëtari që në stadiumin "Gjirokastër" mposhti 2-1 kampionët në fuqi të Kukësit. Golit të Sidrit Gurit në minutën e 23-të iu përgjigj Kristal Abazaj në të 44-ën dhe Liçaj në minutën e 63-të sigloj fitoren e bluzijve. Një fitore e rëndësishme për gjirokastritët që mbajnë vendin e 4-t me 37 pikë, ndërsa verilindorët duket se janë dorëzuar në luftën për titull, pasi ndodhen në -14 pikë nga Skënderbeu që ka rastin më të mirë për t'u shkëputur akoma më shumë nga ndjekësit në rast të një fitore në Durrës përballë Teutës.

Ndërkohë, supersfida mes Vllaznisë dhe Partizanit u mbyll me rrjeta të paprekura. Një rezultat që i rri përshtat shkodranëve që e shiojnë vetën akoma dhe më larg zonës së ftohtë të klasifikimit. Pas këtij barazimi kuqeblutë e thelloj në +5 distancën me ndjekësit e Teutës që presin ën 17:00 Skënderbeun, ndërsa Partizani mbetet në mesin e artë të tabelës.


/Ora News.tv/