Luftëtarët e huaj të ISIS, 52 shqiptarë ndodhen në Irak dhe Siri

Luftëtarët e huaj të ISIS, 52 shqiptarë ndodhen në Irak

52 shqiptarë është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen në zonat e luftës në Irak dhe Siri. Shifrat janë bërë të ditura gjatë takimit rajonal kundër ekstremizmit të dhunshëm, nga përfaqësuesi për Shqipërinë, Agron Sojati. Gjatë takimit është diskutuar dhe rasti i Kosovës, ku pak ditë më parë u rikthyen nga këto zona, 110 qytetarë.

30 gra, 16 fëmijë, dhe 6 persona në moshë madhore, është numri i shqiptarëve të cilët ndodhen aktualisht në zonat e luftës, në Siri dhe Irak.

Shifrat janë bërë të ditura nga anëtari i rrjetit rajonal të koordinatorëve kundër ekstremizmit të dhunshëm, Agron Sojati.

Sojati: Ne kemi gjithmonë referenca sepse inventarët bëhen mbi personat që prekin territorin shqiptar në kufi por ta paktën kemi rreth 30 gra, 16 fëmijë dhe 6 persona të vjetër. Për numrin e burrave ka një raport tjetër të cilin ne presim ta komunikojmë me autoritetet respektive atje ku janë.

Në këtë takim pjesëmarrës ishte dhe përfaqësuesi i Kosovës, Fatos Makolli, i cili trajtoi rastin e rikthimit të 110 qytetarëve të rikthyer nga zonat e luftës.

Mes të kthyerve, sipas Makollit, janë 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 burra të cilët kanë luftuar në këto zona.

Makolli: Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë të huaj, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu fëmijët prindërit e të cilëve kanë vdekur në zonat e konfliktit.

 Në takimin e rajonal të rrjetit të koordinatorëve, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, morën pjesë dhe përfaqësues nga Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

EMISIONET