“Luftë” për tregtinë në trotuar, përplasje me Policinë Bashkiake të Shkodrës

“Luftë” për tregtinë në trotuar, përplasje

Me pretendimet se merkata e re nuk ka vende për të gjithë dhe dhe nuk plotëson kushtet e kërkuara një pjesë e tregtarëve në Shkodër u rikthyen këtë të enjte të shesin në trotuare. Por ndërhyrja e menjëhershme e policisë bashkiake për ti larguar, çoi në debate dhe përplasje.

Tregtarët  në Shkodër u përplasën me forcat e policisë bashkiake dhe ato të Policisë së Shtetit pasi u rikthyen të shesin në trotuaret e tregut në Rus.

Ata kundërshtuan ndërhyrjen për ti larguar, me pretendimet se aty tregojnë prej vitesh dhe nuk kanë vend tjetër.

" Ne edhe femra, me na kap dhe me na çu në burg, 60 vjeçe. Nuk po i çojnë ata që vjedhin me miliona, jo ne".

Merkata e re që u ndërtua nga Bashkia sipas tregtarëve nuk u mjafton të gjithëve dhe madje nuk plotëson as kushtet.

Duke mos patur një treg, këtë të enjte vendosen që produktet t’i hedhin në mes të trotuarit, në shenjë proteste.

"Atje është bërë kastrofë".

" Ne në grevë përditë, derisa të zgjidhet e drejta".

" Kanë të drejtë që derdhin qumështin, kanë të drejtë për perimet, nuk kanë ku i shesin".

Ata thonë se janë dakord të lirojnë trotuaret por ama kërkojnë një vend për të ushtruar aktivitetin.

Bashkia Shkodër nuk ka pranuar të prononcohet, duke e quajtur të mbyllur çështjen e tregut të Rusit.











EMISIONET