Dy kundërsulme, dy gola! Qyteti është i Manchester Cityt. Të besuarit e Pep Guardiolës kanë hedhur një hap të madh në rrugën drejt titullit, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 rivalin e qytetit, Manchester United.

Një 90 minutësh i dominuar totalisht nga miqtë, që në "Old Trafford" kërkuan minutat e pjesës së dytë për të hipotekuar 3 pikët. Ishte Bernardo Silva ai që zhbllokoi shifrat. Një driblim i bukur i portugezit "dehu" mbrojtjen e "djajve të kuq" dhe më pas goditje "vdekjeprurëse" drejt rrjetës.

Ende pa e marrë veten nga kjo shuplakë, United mori një goditje fatale. Kundërsulm i shpejtë i Stërling, topi për Leroy Sane dhe 2-0. Kaq mjaftoi dhe të besuarit e Gunnar Solskjaer janë "knock-out".

Kjo disfatë do i penalizojë shumë në rrugën drejt një vendi në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm, pavarësisht hapit fals edhe të Arsenalit. "Topçinjtë" u befasuan nga Wolves, teksa u mposhtën me shifrat 3-1. Ndërkohë, Manchester City rimerr kreun dhe kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për tu zhvilluar numëron vetëm 1 pikë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.

Emocione që vijon t'i dhurojë vetëm Premier League angleze, e ku futbolli luhet deri në sekondën e fundit.


/Ora News.tv/