"Luftë" me domate mes të rinjve në Spanjë

Duket si një betejë e përgjakshme mes të rinjve, por është thjesht një festival që ka të bëjë me një "luftë" me domate. Bëhet fjalë për festivalin "La Tomatina", i cili zhvillohet në qytezën e vogël Bunjol, pak kilometra larg Valensias, në Spanjë.

Më shumë se 22 mijë vetë mbuluan me domate qytezën, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.

Gjatë Tomatinës, njerëzit qëllojnë me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.

“Lufta e domateve” është frymëzuar nga një betejë për ushqimin mes fëmijëve të zonës në vitin 1945.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET