Kryeministri rus, Dmitry Medvedev paralajmëroi sot (10 gusht) SHBA-në se çdo sanksion që targeton bankat ruse apo përdorimin e ndonjë valute  do të trajtohen si luftë ekonomike dhe do të hakmerret me çdo mjet që të jetë i nevojshëm.

"Nëse ndodhë diçka si formë e ndalimit në operacionet bankare apo në qasjen në ndonjë valutë, është e mundshme që ta konsiderojmë këtë akt si deklarim të luftës ekonomike. Dhe ne do të duhet të përgjigjemi në atë mënyrë - ekonomikisht, politikisht apo në ndonjë mënyrë tjetër, nëse kërkohet" - tha Medvedev gjatë një udhëtimi në rajonin e Kamçatit.

"Miqtë tanë amerikanë nuk duhet të bëjnë asnjë gabim" theksoi ai, shkruan Russia today

Medvedev vuri në dukje se Rusia ka një histori të gjatë të mbijetesës së kufizimeve ekonomike dhe asnjëherë nuk ka hyrë në presion në të kaluarën.

 "Vendi ynë ka jetuar nën presion të vazhdueshëm përmes sanksioneve për njëqind vjetët e fundit", tha Medvedev, duke akuzuar SHBA dhe aleatët e saj për të përdorur sanksione për të ulur konkurrencën globale. "Asgje nuk ka ndryshuar".

Deklaratat e ashpra të Medvedev erdhen pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për një valë të re të sanksioneve dhe ligjvënësit amerikanë kanë propozuar masa tjera, duke përfshirë kufizimet në operacionet e disa bankave shtetërore ruse, si dhe qasjen në dollarin amerikan.

/Ora News.tv/