Norvegjia ka evakuar të gjithë ekuipazhin e një prej luftanijeve të saj pasi u përplas në një grykë të ngushtë me një anije cisternë.

Të paktën 7 persona mbetën të plagosur lehtë në përplasjen në Hjeltefjord, pranë Bergenit në orët e hershme të së enjtes.

KNM Helgeelge Ingstad po kthehej nga stërvitjet ushtarake të NATO-s.

Ndërsa anija cisternë, Sola TS, mbeti pak e dëmtuar dhe raportohet se nuk ka derdhur naftë në det.

Nuk është e qartë se si ndodhi përplasja e dy anijeve rreth orës lokale 04:00, që çoi në evakuimin e 137 njerëzve nga luftanija.

/Ora News.tv/