Luftanija e fundosur gjendet pas 100 vjetësh në brigjet e Kinës

Luftanija e fundosur gjendet pas 100 vjetësh në brigjet e Kinës

Një luftanije e humbur është zbuluar në brigjet e Kinës pas një kërkimi të gjerë. Luftanija u zhduk gjatë një betejë detare më shumë se një shekull më parë.

Ndërtuar në kantierin e famshëm detar Vulkan në Gjermani, Jingyuan u përfshi në një nga flotat detare të Kinës në fund të viteve 1880.

Ajo humbi në det gjatë luftës së parë kinezo-japoneze në shtator 1894, një konflikt mes Perandorisë së Qing, që sundoi Kinën deri në vitin 1912 dhe Perandorinë e Japonisë.

Anija u zhduk në Detin e Verdhë së bashku me tre anije të tjera luftarake.

Pas konfirmimit të identitetit të anijes, ekipi i arkeologjisë skanoi detit për të gjetur vendndodhjen e tij të saktë 12 metra nën ujë.

Ekipi raporton se ka më shumë se 500 relike të mbetura në anije duke përfshirë qeramikë, artikuj prej lëkure dhe xhami. U zbuluan edhe armë të vjetra dhe plumba.

Ekspertët thonë se gjetja do të ketë rëndësi për studimin e historisë detare botërore.

EMISIONET